Skip to content

Mjekët operojnë urgjent 20-vjeçaren, shokohen nga ajo që shohin në stomak

    Një vajzë në Mumbai të Indisë është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni urgjent për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që i vinin nga stomaku.

    Ajo nuk hante dot dhe kishte vjellje të shpeshta.

    Gjatë operacionit mjekët kanë mbetur të shokuar kur kanë hapur stomakun e 20-vjeçares.

    Ata i kanë nxjerrë një top me flokë me peshë një kilogramë.

    Vajza i kishte ngrënë ato për një kohë të gjatë derisa kishin filluar dhimbjet dhe të vjellat.

    Ky ves në fakt, i të ngrënit të flokëve, ka një bazë psikologjike që njihet si Sindroma Rapunzel.

    Mjekët këshillojnë prindërit që të jenë të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre./a.k/noa.al/