23-vjeç por jeton si sheik, djali i socialistit me makinë 200 mijë euro

902
0

Pavarësisht se është vetëm 23-vjeç, djali i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ka nisur seriozisht përfshirjen në biznes.

Sigurisht, kjo vjen për shkak të pushtetit dhe pasurisë që ka babai i tij, Vangjush Dako, i akuzuar nga opozita se është përfshirë në aktivitete kriminale.

Xhulio Dako, sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit rezulton aksioner në dy kompani mjaft të fuqishme.

23-vjeҫari rezulton aksioner në “ARTIC GROUP” kompani e cila merret me tregtinë me shumicë dhe pakice, importi –ekporti, prodhimi, përpunimi, ruajtja, logjistika, shpërndarja, lëvizja dhe depozitimi, për vete dhe për llogari të të tretëve, i të gjitha llojeve të produkteve të ngrëneshme, krustaceve, molusqeve dhe fruta, si dhe “DB WASH INTERNATIONAL” që merret me aktivitet ta lavanderisë dhe ngjyrosjes industriale të produkteve tekstile.

Komania “DB Wash International” është gjithashtu edhe përfituese e fondeve publike, ku në thesarin e shtetit rezultojnë 3 transaksione financiare ndaj kësaj kompanie, me vlerë 484.000 lekë (të reja).

Dhe nëse ju duket çudi, prisni pasi Xhulio Dako ka një pronësi edhe një makinë “Porsche Panamera White Storm”. Dhe ajo nuk kushton pak, por 200 mijë euro. /albeu.com/