Ministrja sqaron si do jetë lëvizja me makina pas dates 11 majit

1875
0

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi në “Opinion” se pas datës 11 automjetet do të mund të lëvizin pa autorizim. Ajo tregoi se lëvizja pa leje e mjeteve do të jetë në zonat e gjelbra, por po vlerësohet se mund të përfshihen të gjitha qarqet.

“Do të lejohet edhe zgjerimi i automjeteve pa autorizim duke nisur pas 11 majit. Po vlerësohet për zonat e gjelbra por po shikohet për të gjithë qarqet” tha ministrja e cila shtoi se transporti publik do të vijojë të mbetet i mbyllur. “Transporti publik po vlerësohet për tu hapur në fazën e fundit”.

Manastirliu tha se duke nisur nga data 18 maj do të rritet numri i riatdhesimeve

“Nuk mund të themi një datë për hapjen e kufijve por do të rrisim numrin e riatdhesimeve nga data 18 maj”, shtoi ministrja.