Hiqet viza e punës/ 10 mijë shqiptarë drejt Greqisë për pune sezonale (Ja procedurat)

841
0

Qeveria greke ka publikuar në fletoren zyrtare kushtet e transferimit të punëtoreve sezonal nga Shqipëria për sektorin e bujqesisë.

Ndër kushtet e vendosura parashikohen procedura të përshpejtura për punësimin sezonal të 7-10 mijë shqiptarëve në Greqi.

Për herë të parë nuk do të ketë vizë punë pë ata që do të shkojnë të punojnë në Greqi punë sezonale.

Vendimi I publikuar nga qeveria greke I marrë në datën 1 maj parashikon pagesen e kontributeve nga punëdhënësi për periudhën e punës.

Po ashtu punëdhënësi duhet të siguroje edhe akomodimin e përshtatshëm të punëtoreve sipas kontratës.

Ai duhet të paguajë në banke 100 euro për cdo punëtor që do të marrë dhe në fund të kontratës, kjo shumë do ti kthehet sërish. Aplikimi i pronareve per te marre do te nise nga dita e hene. Prioritet kane ata qe kane qene me pare per pune sezonale.

Emigrantet do te kryejne testet per Covid-19 para se te hipin ne autobuz per te kaluar kufirin. Emigrantët do të shkojnë për punë sezonale do të mbajnë maska dhe përdorim dezinfektantë.

95% e punëtoreve sezonal në Greqi janë Shqiptarë.