Skip to content

Ministria e Arsimit merr vendimin e fundit për shkollat

    Pas sugjerimit të djeshem të Komitetit Teknik të Ekspertëve, maturantët do të rikthehen nesër në shkolla

    Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) njofton mbrëmjen e djeshme se mësimi i maturantëve do të fillojë më 1 prill.

    Mësohet se ana e shkollave dhe strukturave janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.

    “Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.  Nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID. Suksese të gjithëve!”, thuhet në njoftim.