Ministri Çuçi: E kemi çuar Shqipërinë në pikën më të lartë të sigurisë, e dinë shqiptarët

5
0

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka patur një interpelancë me deputetin e PD, Ervin Salianji. Pjesë e debatit të tyre u bë edhe situata  e kriminalitetit në vend, ku deputeti demokrat e akuzoi Çuçin për rritje të vrasjeve të stilit mafioz. Por ministri i Brendshëm ktheu përgjigje dhe tha se Shqipëria është sot në pikën më të lartë të sigurisë. Ndërsa Salianjit i tha se në pushtet nuk mund të vihet duke bërë politikë me kronikën e zezë.

“Mund të bëni sa të doni rolin e spikerit të kronikës së zezë. Nuk besoj se kemi pretenduar dhe pretendojmë ndonjë vend demokratik sot në botë sado që i zhvilluar që të jetë se do ta ketë zero numrin e vrasjeve, do ketë zero probleme me sigurinë, por se ku e kemi çuar ne Shqipërinë e dinë shqiptarët. Shqipëria sot është në pikën më të lartë të sigurisë.

Shqipëria është sot një vend ku zhvillohen sot ngjarje, evente europiane… ku numri i turistëve rritet me herë nga viti në vit. Ku sigurisht investimet rriten me herë nga viti në vit dhe të gjitha këto ndodhin për shkak së pari prej sigurisë. Një këshillë meqë nuk kemi dhe kohë i nderuar koleg.

Nuk bëhet politikë me krimin. Nuk vihet në pushtet me lajmet e kronikës së zezë. Sikundër mos i shihni ato ngjarje me tritol, që janë të rënda padiskutim dhe duhet t’i adresojmë të gjithë bashkë. Kemi një mangësi si shoqëri për zgjidhje konfliktesh dhe rasti i partisë suaj është shembulli më i keq që u jep shqiptarëve për mënyrën si duhet të zgjidhen konfliktet me njëri tjetrin.

Mos i shikoni si fishekzjarre për të ardhur në pushtet ato hedhje në erë. Besoj se bëtë një lapsus kur thatë që nuk ju interesojnë vrasjet brenda familjes. E keni shumë gabim. Vrasjet brenda familjes janë një shprehje e qartë e revolucionit të shoqërisë ku jemi. Duhet të jepni shembullin tuaj në radhë të parë shqiptarëve si duhet të zgjidhin konfliktet”, u shpreh Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.