‘Ju lutemi ndaleni avionin’, shqiptari kerkoi azil në Angli e dergojne në Ruanda

116
0

Një azilkërkues shqiptar dhe viktimë e dyshuar e trafikimit ka thënë për The Guardian se është në një “gjendje shumë të keqe mendore” teksa pret të hipë në një fluturim deportimi për në Ruanda , një vend për të cilin ai nuk di “asgjë”.

26-vjeçari shqiptar është një nga shtatë azilkërkuesit që kanë nisur sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore, vendim ky i Britanisë së madhe.

Të tjerë përfshijnë tre iranianë, një azilkërkues irakian dhe një vietnamez. Të gjithë mbërritën në MB me varka të vogla në mes të majit.

Viktimat e dyshuara të trafikimit supozohet se do të hetohen plotësisht para se të largohen nga MB.Shqiptari tha: “Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin.”

Ai tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, iu dha të kuptonte se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në MB. “Jam në një gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën . Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është MB. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”

Ndërkohë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka bërë një ndërhyrje dramatike në orët e fundit për të ndaluar këto fluturime  për të dërguar azilkërkues në Ruandë.Avokatët e një prej azilkërkuesve që do të fluturojë këtë mbrëmje kanë bërë një kërkesë të suksesshme urgjente në GJEDNJ pas shterimit të kërkesave në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar.

Vendimi është një goditje për politikën kryesore të Boris Johnson për dërgimin e azilkërkuesve 4000 milje në vendin e Afrikës Lindore.

Kjo vjen pasi kryeministri kërcënoi se do ta nxirrte Britaninë e Madhe nga GJEDNJ dhe akuzoi avokatët se po ndihmojnë kriminelët që shfrytëzonin refugjatët .