Miliona dollarë për rezortin turistik në jug te vendit, reagon Gaz Paja: Eshte e drejte e cdo qytetari te..

303
0

Aktori i humorit, Gaza Paja ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media dhe auzave për “qoka’ të bëra nga PD.

Gaz Paja shkruan se gjithçka është në bazë të ligjit dhe se toka iu është blerë pronarëve. Ai shprehet se nuk është përfituar asnjë centimetër tokë nga shteti.

Postimi i Gaz Pajës:

‘NUK KAM PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE NGA SHTETI. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon: Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit per ndertimin e nje resorti turistik. Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat.

Kemi aplikuar per investitor strategjik, si nje e drejte qe na jep ligji ne baze te vleres se investimit. Kushti Ligjor per marrjen e statusit te mesiperm Eshte : dakortesia me gjithe pronaret e ligjshem te pronave ne kete zone, ku me nje pjese te pronarve Jane nenshkruar marrveshjet perkatese, Ndersa me pjesen tjeter jemi ende ne faze negocimi. PERGENJESHTROJME me force shpifjet ne qarkullim dhe theksoj se: qe nga fillimi i ketij procesi e deri me sot, nga ana jone, NUK ESHTE PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE SHTETERORE.’