‘Ku i gjete lekët për shtëpinë luksoze’? Beniada e le pyetesin me gisht ne goje

198
0

Beniada Nishani ka blerë apartament në Tiranë. Ishte vetë modelja e njohur ajo që e zbuloi atë përmes një postimi në rrjetet sociale.

E menjëherë në rrjet u komentua që ish-banorja e “Big Brother VIP” ka blerë një shtëpi luksoze. Por Beniada ka treguar së fundmi se në fakt është me qira dhe është 1+1.

“Unë mora një shtëpi në Tiranë. Realiteti është që është një shtëpi me qira 1+1. Se kam blerë akoma, nuk është shtëpi luksoze por duhet pak sakrificë. Nuk më intereson të kem një shtëpi luksoze, por të kem një shtëpi të lezetshme. Shumë veta më shkrujatën ku i ke gjetur lekët, ta dini që po e paguaj me qira”, ka rrëfyer Beniada mbrëmë teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.