Mickey Mouse tek Liqeni Artificial, kush eshte “ushtaraku” 81-vjeçari që argëton fëmijët: edhe kaloj kohën edhe fitoj diçka.

280
0

Një foto me Mickey-n dhe Minie Mouse-n e rrallë, ku pas kostumeve të bashkuara në një të personazheve të dashur vizatimor për fëmijët fshihet një pensionist 81-vjeçar.

-Mua më duket shumë e vështirë për të marr frymë. Si ja bën? Sa orë në ditë e mban kokën e Mickey-t?

“Jo, jo s’është, kur bëj foto me kalamajtë e vë unë. U shërbej fëmijëve, e kam me qejf. Në fillim madje, më mbysnin po aq ata kalamaj janë, i thonë prindërit do bësh foto? Kam bërë, kam bërë”, u shpreh 81-vjeçari.

Atë e njohin të gjithë si Mickey Minie Mouse, e pa dashur të tregojë identitetin na zbulon të shkuarën e tij, e cila e ka ndihmuar në punën e re.

“Po të tregojë një sekret, kam qënë ushtarak”, tha ai.

Disiplina e ushatarakut e shtyn edhe sot në moshën 81-vjeçare të qëndrojë me orë të gjata në shërbim të fëmijëve, dhe për këtë ka respektin e të gjithë kalimtarëve.

“Unë jam pensionist, edhe kaloj kohën edhe fitoj diçka. Gruaja është mësuar me këtë punë. Po edhe ajo merret me punët e shtëpisë edhe po të rri atje e ngatërroj. Unë nuk jam as i kafeve, as i pijeve, atë që pi e pi në shtëpi. Këtë që bëj unë nuk e bën dot kushdo, se do durim derri”, tha 81-vjeçari.

Ushtarakun 81-vjeçar që kryen rolin e Mickey-t dhe Minie që prej vitit 2019 e takuam në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, por fillesat ai i ka në zonën e Sheshit Skënderbej përgjatë festave.

“Në Kanada kam ndenjur gjashtë muaj te vëllai, ai ma bleu kostumin. E fillova te pema e vitit të ri dhe pastaj vazhdova këtej. Vij zakonisht në orën 10 dhe qëndroj deri në orën 16:00, kur bëhet më nxehtë vij vetëm pasdite”, deklaroi ai.

Mickey nuk duket për moshën që ka, e siç thotë ai puna e rinon…