‘Mezi pres ta këndoj në dasmën time’, Flori Mumajesi jep lajmin e bukur për fansat e tij

704
0

KËngëtari i njohur Flori Mumajesi, ka qëndruar larg publikut për një kohe të gjatë. Hera e fundit kur ai performoi para publikut ishte vitin e kaluar në “Kënga Magjike” ku mori çmimin e parë. Ndërsa këtë vit, këngëtari është komentuar gjatë për mungesën e tij në projekte dhe në rrjete sociale.

Mirëpo sot Flori ka dhënë lajmin se do të rikthehet fuqishëm me dy këngë të reja. Këngëtari ka publikuar dy video ku dëgjohet pak nga projektet e reja.

Flori thotë se njërën nga këngët e ka kënduar në një dasmë dhe mezi po pret ta këndojë dhe në dasmën e tij ndërsa tjetra është baladë.