Mësoi se ishte shtatzanë ditën që varroste burrin, historia e trishtë e denjë për film

506
0

Kjo që do të tregojnë është një histori e denjë për filma, ku tregohet se si jeta në përball me të mirat por edhe tragjeditë. Bëhet fjalë për një çift të quajtur Stephanie dhe Brian. Ata u njohën në një stuhi dëbore në Illinois.

Romanca mes tyre filoi teksa ndodheshin në një lokal, e më pas u martuan dhe u bënë me një vajzë.

Ishin të lumtur dhe kishin gjithçka por jeta rezervon edhetë papritura.

Brian kishte shërbyer në marinë për 20 vite, por kur babai i tij u sëmur, ai vendosi të tërhiqej për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij. Ai u punësua në Oklahoma, një punë ndryshe nga sa ishte mësuar dhe në çift vendosën se ishte çasti për zgjerimin e familjes.

Pak para se të nisej për në punë, në një prej mëngjeseve, Brian priste Stephanie për të marrë një test shtatzënie.

Testi doli negative. Atë ditë, kur Brian u kthye në shtëpi, kamioni i tij doli jashtë rrugës dhe ai humbi jetën.

Stephanie filloi përgatitjet për funeralin e burrit të saj dhe tashmë Bota i dukej e zymtë pa të.

Por ajo filloi të dyshonte për shtatzani pas disa simptomash dhe me testin e radhës doli pozitive.

Stephanie e kapi te dora burrin e vdekur duke i thënë se do të ishte përsëri baba.

Pas një muaji ajo kaloi dhimbje barku dhe shkoi te mjeku për vizitë. Atje mori lajmin se ajo ishte duke pritur trinjake-dy djem dhe një vajzë.

Trinjakët natyrorë janë një fenomen i rrallë, dhe ëndrra e Brian për një familje të madhe ishte gati për t’u realizuar, pavarësisht se ai nuk jetonte më.

Por fatkeqësitë për fmailjen nuk u ndalën. Babai i Brian vdiq pak kohë pas të birit. Ndërkohë në muajin e gjashtë të shtatzanisë Stephanie mësoi se një nga djemtë nuk kishte rrahje zemre.

Por ajo kaloi momentet e vështira dhe lindi dy fëijët e tjerë. Tani, kur njerëzit i takojnë fëmijët e saj më të vegjël Stephanie me krenari u thotë atyre se ata janë “treshja e mbijetuar”.