U shkrepi një foto familjare, por të nesërmen mëson lajmin tragjik

Asnjëherë nuk e di se si një akt mirësjelljeje mund t’ju çojë në diçka më të fuqishme, që as nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë.

Joyce Rhinehart e çoi nipin e saj në një pastiçeri për një qerasje me akullore pas orëve të tij të mësimit të tenisit.

Ndërkohë që ishin gati për t’u larguar, ajo vëren një familje të bukur që po shijonin një akullore së bashku përballë pastiçerisë.

Ajo papritmas ndjeu dëshirën për t’i pyetur nëse mund t’ju bënte një foto. Ata ranë dakord.

Ajo shkroi në një postim në Facebook:

“E kam bërë këtë foto dhe më pas i kam dhënë telefonin vajzës së vogël dhe i kam thënë asaj të shkojë dhe ta kalojë foton në telefonin e tyre”.

Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, Joyce u habit kur mori një mesazh nga një numër i panjohur. Ajo e kontrolloi mesazhin dhe një drithërimë ia përshkoi gjithë trupin.

Mesazhi shkruante:

“E nderuar zonjë, ju na bëtë atë fotografinë para Pastiçeri Rita më 8 qershor. Gruaja ime ka ndërruar jetë dje dhe kjo është pamja e fundit që ne kemi së bashku si familje. Ju lutem pranoni mirënjohjen më të thellë për mirësinë tuaj, do të thotë shumë për Ne. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime”.Joyce mbajti kontaktet me babanë e fëmijëve më pas dhe mësoi se gruaja e tij kishte qenë e sëmurë që prej një viti.

Në postimin e saj, ajo shkruante:

“Kurrë mos e nënvlerësoni një akt të thjeshtë dhe të rastësishëm të mirësisë. Zemra ime është prekur thellë nga kjo familje të ëmbël që as nuk e njihja atë ditë, por dhe nuk ia kisha idenë për dhuratën e jashtëzakonshme që po ju lija atyre.

E bëra sepse thjesht dëgjova zemrën atë ditë.

Jam e nderuar! “

- Advertisement -

Burri braktis bashkeshorten e tij me 2 fëmijët pasi ajo diagnostikohet me kancer

Studimet e fundit tregojnë se një nga shkaqet që ndahen ciftet eshte kur nje partner vuan nga nje semundje e rendë. Nje nene 48 vjecare...

E pabesueshme: Peshkatari Shpëtohet i Gjallë pas 94 Ditësh në Oqean, Mbijetoi me Buburreca dhe Ujë Shiu!

Një peshkatar 61-vjeçar nga Peruja, Máximo Napa, është shpëtuar i gjallë në ujërat ndërkombëtare pas 94 ditësh në det të hapur. Anija ekuadoriane që...

Tronditëse/ Shpëton pas 3 muajsh pengmarrje 27-vjeçarja, u torturua dhe përdhunua, 40 vjeçari në kërkim

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Republikën Çeke, ku një 27-vjeçare raportohet se u mbajt peng dhe u përdhunua për 3 muaj. Sipas mediave të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.