Mesohet data, ja kur hapet edhe kufiri me Greqine. Ja kush kategori mund te kaloje

1329
0

Qeveria greke ka shtyrë deri në datën 15 qershor hapjen e kufijve me Shqipërinë. Ky njoftimi i është dërguar të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë.

Deri në datën 15 qershor do të lejohen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë vetëm shtetasit shqiptarë që ndodhen në Greqi për arsye turistike (90 ditë).

Po kështu drejt Greqisë vetëm shtetasit grekë ose ata shqiptarë që kanë leje-qëndrimi në Greqi. Edhe punonjësit sezonalë do të lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë, të cilët janë pajisur prej punëdhënësve të tyre me kontratë pune, e konvertuar në leje-qëndrim.

Kjo kategori do të udhëtojë vetëm në rastet në të cilat është aprovuar leja e posaçme e qëndrimit.