‘Keni vetem 30 ditë kohë…’, Trump i jep ultimatum OBSH-së

456
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka dërguar një letër-ultimatum Organizatës Botërore të Shëndetit duke u treguar i prerë. Në këtë letër, Trump ka renditur gabimet e OBSH-së dhe i jep kohë 30 ditë të bëjë përmirësime thelbësore.

Trump deklaron se do i ndaloje pergjithmone fondet e Amerikes për OBSH-në, si dhe do të vihet në diskutim edhe anëtarësimi i SHBA-së në organizatë.

Donald Trump thotë se nuk mund të harxhojë miliona dollare për një organizatë që nuk është në interes të amerikanëve.

Më herët presidenti amerikan e ka quajtur organizatën “një kukull të Kinës”.

SHBA ka më shumë se 1.5 milio raste të konfirmuara me Covid-19 dhe më shumë se 90,000 jete te humbura