Mësohet cilët artistë do të performojnë në ceremoninë e hapjes së stadiumit “Air Albania”

931
0

Stadiumi më i ri i kombëtares kuqezi, i emëruar “Air Albania” do përurohet ditën e dielë më 11 nëntor para ndeshjes Shqipëri – Francë.

Gjatë ceremonisë së përurimit , para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Francë, do të performojnë emra të njohur të muzikës shqiptare

Spektakli do të jetë i organizuar nga Ardit Gjebrea dhe këto janë emrat që do të marrin pjesë në ceremoninë

Spektaklin do ta hapë këngëtarja Era Istrefi, me këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Pas saj do të performojë Flori Mumajesi me këngën “Kuq e Zi”, e cila do të pasohet nga “Xhamadani vija vija”, këngë e cila do të këndohet nga këngëtarja Aurela Gaçe.

Ndërsa Juliana Pasha do të performojë “Himnin e flamurit”, dhe pas saj do ta bëjë mbylljen Besa Kokëdhima me himnin e Francës, “La Marseillaise”.

Ceremonia e përurimit do të nisë 15 minuta paa fillimit të ndeshjes.