Të jesh anëtar i një ndër familjeve mbretërore më të rëndësishme të të gjitha kohërave, është aspak e thjeshtë por më e vështirë nga ç’mund ta imagjinojmë.
Dhe atëherë kur kjo është familja mbretërore britanike, e cila njihet për frymën hermetike dhe rigoroze të ruajtjes së privatësisë dhe respektimin e disa të kodeve të caktuara të sjelljes, çdo lajm rreth tyre përbën bujë, aq më tepër kur bëhet fjalë për mbretëreshën Elizabeth.
E keni çuar ndonjëherë ndër mend se cila është pasuria më e madhe e mbretëreshës 93 vjeçare? Sigurisht po mendoni për koleksionin e pafund të kurorave të ndryshme dhe bizhuve të çmuara, që arrijnë shifrën e miliona sterlinave.
Por jo, mbretëresha nuk e ka aspak problem nëse i humbet ato, pasi thesari i saj më e madh në të vërtetë janë ditarët që ka shkruar që kur ishte në moshën 15 vjeçare.
Sipas biografëve të familjes mbretërore, monarkja i ruan ato si sytë e ballit pasi përmbajnë jo vetëm historinë e familjes së saj, por edhe sekrete të shtetit që mund të shërbejnë edhe si armë politikë nëse bien në duart e gabuara.
Sipas historianit të njohur të familjes mbretërore, Michael Palin, vetëm princi Philipp është i vetmi që mund t’u hedhë ndonjë sy herë pas here./ LIVING