Mbyllet Syri i Kaltër pas incidentit me dy turistët

1220
0

Autoritetet vendore në Sarandë kanë vendosur të mbyllin përkohësisht parkun e Syrit të Kaltër.

Mësohet se ky vendim erdhi për arsye sigurie, pasi ka rrezik për rrëshqitje të disa shkëmbinjve të cilët mund të rrezikojnë jetën e vizitorëve.

Dje si shkak i rrëshqitjes u dëmtuan 2 turistë të huaj

Akoma nuk dihet data se kur do të rihapet parku i syrit të Kaltër. Ky park është mjaft i frekuentuar në çdo stinë të vitit nga turistët vendas por edhe të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.