Pas lajmeve që qarkulluan në portale, flet për herë të parë Rudina: Dua të gjej akuzuesin..

1477
0

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, e ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News, ka reaguar për herë të parë pas lajmeve që qarkulluan së fundmi për të, se është ndarë nga bashkëshorti për një politikan të njohur. Rudina nuk u ndal tek divorci i shumëkomentuar, por tek personi që e ka akuzuar për tradhti.

“Se kush më ka akuzuar, dua të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman, dua të di kush ma ka bërë këtë akuzën, dua ta puth në ballë. Po ma gjetën kush më ka akuzuar, do i jap çfarë të duan”-u shpreh Rudina Dembacaj, duke shtuar më tej se për çështjen në tërësi nuk dëshiron të flasë për momentin.

Aktorja sqaroi se nga ana shpirtërore ndihet shkëlqyeshëm. “Nga gjendja shpirtërore të them të drejtën jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin”-u shpreh ajo, me shumë gjasa me qëllimin për të shkaktuar konfuzion tek ndjekësit.