Mes raketave dhe bombardimeve ruse, në metronë e Kievit vjen në jetë foshnja, nena e saj..

110
0

Teksa forcat ruse po përpiqen të pushtojnë Kievin dhe të marrin nën kontroll kryqytetin Ukrainas, një foshnjë ka ardhur në jetë.

Ka qenë gazetarja ukrainase Olga Tokariuk, ajo e cila ka publikuar një foto të një foshnjeje e cila ka lindur aty, teksa rusët po bombardojnë kryeqytetin.

“Mia, lindi në një situatë plot stress, nëna e saj është e lumtur që I shëptoi rrezikut të lindjes. Teksa Putin po vret ukrainasdit, ne u bëjmë thirrje nënave në Rusi dhe Bjellorusi të protestojnë kundër luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkruan gazetarja në postimin e saj në “twitter”.

Qytetarët e Kievit janë lajmëruar më herët që të futen në stacionet e metrove disa metra nën tokë me shpresën që aty nuk do të goditen nga raketat dhe predhat ruse.