‘Plas’ grushti mes mjekut dhe kryeinfermierit tek Trauma, shkak një pacient

111
0

Një mjek dhe një kryeinfermier janë përplasur fizikisht brenda ambienteve tek Spitali i Traumës në Tiranë.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur në dhomën e vizitës, në prani të një pacineti. Konkretisht, kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K është futur në dhomën ku ndodhej mjeku kirurg ortoped me inicialet J.R., dhe ka kërkuar që pacienti që ndodhej në dhomë të dilte jashtë.

Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka agravuar deri në perplasje fizike. Mes tyre ka ndërhyrë dhe pjesa tjetër e personelit, por kjo gjë ka bërë që sherri nga dhoma të zhvendosej në korridorin e spitalit.

SItuata eshte qetësuar më pas, por mjeku e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.