Ngjarja në Fier, ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi habit me pergjigjen: Nuk kam kohë!

125
0

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi rastet e abuzimit seksual apo vrasjes së Mateos së vogël, ngjarje që ka tronditur të gjithë vendin.

Edhe pse drejton një institucion që u krijua me futjen e Muzhaqit në kabinetin qeveritar në mënyrë që fëmijët të kishin një vëmendje më të madhe, ministrja tha se në fakt ajo nuk ka asnjë lloj përgjegjësie mbi këto ngjarje.

Gazetarët këmbëngulën dhe kërkuan vetëm dy minuta kohë prej saj, por Muzhaqi u largua me një buzëqeshje që mbante të stampuar në fytyrë teksa thoshte se ishte shumë vonë e duhej të largohej.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet

Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…

Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.

Gazetarja: (Nuk kuptohet mirë)

Bora Muzhaqi: Mirupafshim

Nga ana tjetër, familjarët e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit që u vra dhe u gropos nga fqinji i tij, Klodian Çalamani janë ngritur në këmbë dhe po firmosin një peticion përmes të cilit kërkojnë varjen e 38-vjeçarit. Ata janë përplasur dhe kanë krijuar tensione në Gjykatën e Fierit ditën e sotme duke bërë që trupa gjykuese të caktojë masën “arrest me burg” pa praninë e 38-vjeçarit në sallë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.