Merrnin ndihmë sociale në Itali dhe jetonin në Shqipëri, 2 shqiptarët e pesojne keq

1730
0

Nëntë shtetas të huaj, mes të cilëve dy shqiptarë janë denoncuar nga autoritetet italiane pasi kanë përvetësuar në mënyrë të padrejtë ndihmën sociale edhe pas rikthimit të përhershëm të tyre në vendin e origjinës.

Denoncimi është bërë me urdhër të Prokurorisë së Trevizos për veprën penale krim në dëm të shtetit e që parashikon burgim nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Dy shqiptarët, mbi moshën 67 vjeç, prej vitesh ishin kthyer të jetonin në Shqipëri, por vazhdonin të merrnin ndihmën sociale nga shteti italian, gjë e kanë bërë deri në gusht të 2021 kur dhe nisën hetimet e akuzave ndaj tyre, raporton Ora News.

Ndihma sociale ka një vlerë 460 euro për 12 muaj të vitit, të cilës i shtohet dhe një muaj më shumë në festat e fundvitit.

Gjatë një viti secili prej tyre përfitonte padrejtësisht gati 6000 euro ndihmë nga shteti italian,

E ky fakt ka ndodhur për vite rresht.

Shtatë personat e tjerë të denoncuar janë me kombësi marokene, algjerine e domenikane.

Shuma e përgjithshme e përvetësuar padrejtësisht në dëm të shtetit italian është 130 mijë euro e nëntë personat e denoncuar janë të detyruar ta rikthejnë sa më parë./ora news/