“Faji i gazetares, aty ndalohet të kalosh, pezullimi i ekzagjeruar”, Blerina Bombaj në krah policit, gazetarja e ironizon: Edhe unë them si ty, gazetarët duhen ..

4
0

Dietologia Blerina Bombaj ka dalë në krah të policit të pezulluar nga puna që shtyu gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin e A2CNN, duke rrezikuar që t’i hidhte në greminë, në momentin që po nxirrej trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha në zonën e Qafë Mollës.

Bombaj shprehet në një postim në rrjetet sociale se ekzagjerimi i ngjarjes në rrjetet sociale i kushtoi vendin e punës policit, teksa shton se e ka parë me sy të lirë që gazetarja ishte brenda perimetrit të policisë ku është e ndaluar të kalosh.

“A eshte i drejte largimi nga puna i policit qe u konfrontua me gazetaren? Nuk isha ne vendngjarje te flas me siguri per cka ndodhi, por syri im i lire me kapi gazetaren brenda perimetrit te policise ku ndalohet te kalosh. Kush guxon ne nje vend europjan te shkeli rregullat e policise? Do thoni ju kush guxon te preke nje gazetar jashte? Kush tjeter e pa tamam prekjen, a ishte me qellim per ta rrezuar apo per ta larguar nga vendi ku nuk duhej te ishte? Me gjithe respektin qe kam per nje gazetare – mbi te gjitha grua, mendoj se ne kete rast, thjeshtesia e ekzagjerimit nepermjet rrjeteve sociale i kushtoi padresjtesisht vendin e punes nje familjari, qe as nuk e kam idene se kush eshte, kushdo qofte ai”, shkruan Blerina Bombaj.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i gazetares Anila Hoxha, e cila me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale tregon se ajo së bashku me kolegët e saj kanë qenë 20 minuta larg nga vendngjarja ku po punonte policia, teksa nuk e kursen edhe ironinë ndaj dietologes.

“Jo Blerina , nuk ja kam hequr une buken policit, qe te qetesohesh , une as qe e kam kallzuar , madje madje kam telefonuar drejtuesin e Policise me porosine ” mos e hiq ate polic nga puna “. E di pse, sepse  jam edhe une me ty, po gazetaret duhen vrare. Sduhet te egzistojne. Une e para duhem vrare”, shkruan ndër të tjera gazetarja.

Postimi i plotë i Anila Hoxhës:

Nje pergjigje ndaj Blerina Bombajt dhe kujtdo qe nuk di cfare eshte nje gazetar, cili eshte misioni i tij dhe cfare ben dhe nuk duhet te beje nje polic qe eshte i te gjitheve dhe per te gjithe.

Po Blerina Bombaj edhe une jam me efektivin e policise . Po e dashur ai duhet ta flake nje gazetar , ta qelloje, ta shtyje , ta pershtyje, te beje cte doje me te, REKOMANDOHET SIDOMOS te mbaje veshur edhe uniformen.

Keshtu si shtyu operatorin Endrit Aga dhe gazetaren , apo sic ate dite hipen ne nje furgon, kolegun Ermal Vija dhe i shqepen bluzen dhe e goditen me shuplaka . Si ky polic dhe pese te tjere ne pyll e dashur Blerina, duhet te veprojne policet me kedo. Jam dakord. Me keq duhet te vepronte ndaj meje dhe Endrit Ages ate dite. Por shuplakat dhe shtyrjet rekomandohen vetem per terren malor dhe si reagim rrethanor. Here tjeter Blerina, policet duhet te reagojne me bindshem. Jo para kamerave, por fshehtas, sic vepruan te shtunen me Ermal Vijen, po ashtu gazetar , nese munden jo me me shtyrje se nuk eshte efektive. Por ata mund tna qellojne me kepuce, shkop gome, madje jo vetem gazetaret, keta trazues e hundefutes ngado, por edhe me nje qytetar, edhe me ty, edhe me mua kur sjam gazetare, edhe me cdokend tjeter.

Rekomandohet qe mbi te gjitha qe mbas kesaj, gazetari te denigrohet sepse kur gazetari shtyhet ne gremine dhe e shpeton ZOTI, ai duhet te cohet dhe nuk duhet ta pyese sic bera une ” cfare je ti polic je ti ?” , as nuk duhet ta shaje dicka spontane qe kushdo ne cdo rrethane do ta bente, por duhet te thote ” faleminderit, faleminderit , faleminderit qe me shtyve, faleminderit qe e bere detyren me kaq pasion”. Polici duhet te beje cte doje ai.

Po Blerina , meqenese ti nuk lexon, meqenese ti nuk shikon faktet, e dashur Blerina. Po te informoj une , shiriti ishte 20 minuta larg vendngjarjes. Vendngjarja e dashur Blerina , ishte saktesisht shume larg atij shiritit qe ti sduhet ta kesh pare dhe qe nese ecje me shpejtesi neper pyll e rrepira gjendet shume shume larg , prej asaj qe ti e ke pare me sekuence dhe ku shtyhen gazetaret.

E dashur Blerina, aq me teper nuk pati konflikt, as po kundershtonim policet dhe as po debatonim me ta.

Edhe une jam me ty dhe madje madje them qe here tjeter cdo gazetar, perpara se te raportoje, te informoje, te guxoje , te hulumtoje, dhe permbi te gjitha te beje detyren ne sherbim te publikut, te hidhet perdite ne rrepire.

Po Blerina, jam me ty dhe jam shume dakord, me mire te kisha thyer qafen aty , bashke me operatorin e A2 CNN.

Dhe qe ti te jesh akoma me e qete, per keta gazetare qe ishin jashte shiritit, por duhet te ishin akoma me ne brendesi qe te te tregonin ty dhe publikut se policia sdinte te administronte vendngjarjen, se policia gjeti hashash maleve dhe nuk tregoi dhe shume te verteta Blerina qe duhet ti shikosh dhe qe prekin direkt jeten e secilit.

Jo Blerina , nuk ja kam hequr une buken policit, qe te qetesohesh , une as qe e kam kallzuar , madje madje kam telefonuar drejtuesin e Policise me porosine ” mos e hiq ate polic nga puna “.

E di pse, sepse jam edhe une me ty, po gazetaret duhen vra re. Sduhet te egzistojne. Une e para duhem vr are.

Po pse me shtyrje e dashur Blerina. Me mire me gure, kam pare e lexuar se ndodh ne mesjete kjo gje.

Nderkohe shendet te uroj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.