Merret vendimi final/ Ja sa shpërblim marrin pensionistët për festat e fundvitit

349
0

Kryeministri Rama bëri një angazhim të madh për të gjithë pensionistët. Me vendim unanim, qeveria Rama miratoi Vendimin e Këshillit të Ministrave për shpërblimin e pensionistëve me 50.000 lekë të vjetra për festat e fundvitit.

Efekti financiar për dhënien e bonusit është parashikuar në vlerën 3.5 miliardë lekë dhe një pjesë e tij do të financohet nga buxheti i ISSH-së. 
Shpërblimet do të kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2021 dhe paguhen gjatë këtij muaji.