“Më mbani larg këtyre…”- Pas ndarjes Bes Kallaku në një lidhje të re? Aktori zbulon marrëdhënien me ish-konkurrenten e “Përputhen”

1131
0

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka reaguar rreth lajmeve se ai ka nisur një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzin.

Besi ka treguar për “Anabel” se vajza në fjalë është menaxherja e Mandit të Nishtullës, duke shtuar se takimi në Bruksel ishte një rastësi.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel. As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”– tha Besi.

Lajmet filluan të qarkullojnë pas disa postimeve të Çiljetës me aktorin, ku disa nga urimet që ajo mori nxitën dyshimet se dyshja kanë nisur një lidhje dashurie së bashku.

Kanë qenë disa foto të Besit dhe Çiljetës që shtuan akoma më shumë dyshimet e fansave, ku dyshja shfaqen në të njëjtat vende në Bruksel.

Gjithashtu ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit aty. Fansat janë të bindur se dyshja janë në një lidhje së bashku, dhe të shumtë ishin komentuesit që i uruan dyshen.