“Me këtë kompani nuk udhëtoj më kurre.” Përdori linjë tjetër për të ardhur në Shqipëri, kur behet gati te kthehet ne Itali i ndodh supriza ne Rinas

71
0

Françesk Vukaj ka 30 vite që jeton jashtë Shqipërisë dhe ka zgjedhur të udhëtojë me Air Albania sa herë që vjen në atdhe.

Qytetari rezervoi një biletë te kjo kompani. Ai do të vinte në Shqiperi në datën 3 korrik 2021  dhe do të kthehej në Itali në dateë 4 shtator.

Problemet shëndetësore të një familjari bënë që Vukaj të vinte disa ditë përpara në Shqipëri.

“Jetojmë në Itali ka 30 vjet dhe çdo vit, nga dy herë në vit gati biletat i presim me Air Albania. Këtë vit e kishim pronotuar me 3 korrik ardhjen dhe kthimin me 4 shtator. Për disa probleme familjare, më vdiq babai dhe u detyrova të vija para datës 3 korrik. Meqë isha në Shqipëri ishte e panatyrshme të kthehesha në Itali vetëm për të shfrytëzuar datën 3 korrik të ardhjes këtu.”

Plotësisht i qetë se biletën e kthimit e kishte të paguar në datën 4 shtator, qytetari  bëhet gati për tu nisur  drejt Italisë por tronditet kur mëson se bileta e tij nuk ishte më e vlefshme.  

Edhe pse Vukaj  kishte lënë një numer kontakti dhe email te Air Albania ai nuk është lajmëruar se bileta e kthimit ështe  djegur dhe nuk mund të përdoret . 

“Me 4 shtator u përgatitëm për tu rikthyer në Itali, valixhet gati dhe thërras asistencën e Air Albania. Kërkojnë numrin e biletës dhe thonë është fshirë. Arsye e tyre ishte se unë nuk kisha shfrytëzuar ardhjen. Nuk e kuptoj, është absurde. Një njoftim me email të paktën dhe jo ditën e kthimit të ballafaqohemi me këtë.”

Në kompanitë prestigjoze të fluturimit  rregullorja përcakton se nëse ke prerë një biletë vajtje-ardhje por vajtjen nuk e përdor, bileta vijon të jete e vlefshme për kthim por të tjera rregulla ka Air Albania. 

“Nga momenti që bileta nuk është përdorur në fluturimin e parë , automatikisht nuk mund ta përdorni as fluturimin e dytë.Nuk lejohet. Është rregullore për të gjitha kompanitë dhe biletat”.

Kjo situatë ka shkaktuar edhe indinjatë te qytetari që u ndodh i papërgatitur për këtë rast dhe iu desh të paguajë një biletë tepër të shtrenjtë në kthim. 

“Me këtë kompani nuk dua të udhëtoj më.”

Rregullorja e Air Albania do i bëjë qytetaret të mendohen dy herë para se të rezervojnë udhëtimin vajtje-ardhje me këtë kompani. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.