Deputeti i opozitës heq dorë nga shpërblimi 25 milionë lekë dhe i lë për njerëzit në nevojë (Emri)

46
0

Lë shpërblimin nga shteti për njerëzit në nevojë.

Ish-deputeti Erion Piciri ka hequr dorë nga shpërblimi prej 25 milionë lekësh, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se gjithë aktiviteti i tij pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë.

Në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Piciri kërkon që këto para t’i mbeten buxhetit të shtetit, me shpresën se do përdoren në dobi të njerëzve në nevojë.

“Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare. I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike”, shkruan ish-deputeti.

Sipas ligjit, të cilit i referohet Piciri, ish-deputetët përfitojnë për 28 muaj 58% të pagës referuese, si dhe një shpërblim në masën e dy pagave.

Kujtojmë se Erion Piciri, ishte i vetmi deputet i Kuvendit të kaluar i cili pranoi mandatin, por jo pagën. Ai vendosi që të gjitha pagat që duhet të merrte, t’i mbante shteti dhe t’i përdorte për pandeminë dhe dëmet e tërmetit.

Favore, që duke marrë parasysh mënyrën sesi trajtohen punonjësit e tjerë në vend, duken krejtësisht absurde.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.