Moti gjate kesaj jave, një fenomen problematik i motit do të na shoqërojë gjatë pasditeve

59
0

Java ka nisur e freskët sa i përket temperaturave mesatare në qytetet e vendit, trend i cili pritet të ndryshojë gjatë orëve të mesditës ku pritet një rritje graduale e tyre. Lajda Porja nga Meteoalb bën me dije për abcneWs.al se moti pritet të jetë i qendrueshëm nga dita e sotme deri në fundjavë dhe se nuk priten reshje.

Megjithatë, sipas saj, problematikë e kësaj jave pritet të jetë era e fortë që do të fryjë gjatë orëve të pasditës. Pritet që era të jetë e fortë duke shkuar deri në 40-45 km/h.

Sa i përket temperaturave, ato pritet të kenë një rritje graduale gjatë javës duke arritur deri në një maksimum 27-28 gradë, ndërsa më të ultat parashikohet të vërtiten në 10-11 gradë Celsius.