“Më kërcënuan me armë dhe më lidhën, donin”, Rrëfimi tronditës i shqiptarit në Itali: 4 persona më morën peng për disa orë dhe..

169
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë, me protagonist 4 shtetas shqiptarë, të cilët kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 33-vjeçar, edhe ky me kombësi shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mes 18 dhe 19 gushtit të vitit të kaluar, ku i riu është rrëmbyer për 16 orë, është dhunuar dhe autorët kanë tentuar ta mbysin me kabllo elektrike.

Shkak, dyshohet se ka qenë një histori borxhi që një nga rrëmbyesit ka pasur me kushëririn e ‘viktimës’.

Të arrestuar për ngjarjen janë tre Klejdo Islamaj, 26 vjeç, Lorenc Proshka, 38, Dardi Rapaj, 26 vjeç dhe Arbër Budani, 28 vjeç.

Dëshmia e 33-vjeçarit:

“Ne duam 60 mijë euro nga kushëriri juaj” , bërtitën ata. Më kërcënuan me armë, më lidhën duart dhe më detyruan të hipja në makinë – i tha policisë 33-vjeçari tetorin e kaluar.

Fillimisht me lanë per ore te tera ne nje garazh, me Lorencin, ndërkohë qe kërkonin kushëririn tim, mu kujtua ai vend.

Kisha qene aty vite me pare, gjithmonë me një grup miqsh të përbashkët”.

Hetimet:

Hetimet janë përqendruar veçanërisht në targat e automjeteve të përdorura nga rrëmbyesit për të gjurmuar rrugën e ndjekur.

Dëshmia e një personi të pestë, i cili për momentin nuk është nën hetim, është vendimtar. 33-vjeçari i dhunuar u gjet në anë të rrugë nga një person, por jo rastësisht.

 Sipas policisë, ky person duket se mund të jetë person ‘mik’ i viktimës, por ndoshta edhe i lidhur me rrëmbyesit.