I dhunoi nënën, djali babain në Durrës/ Babë e bir përfundojnë në polici

1778
0

Babë e bir janë vënë në pranga në Durrës. Policia thotë se 53-vjeccari K.D është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa djali i tij 24-vjeccar u vu në pranga pasi dhunoi të atin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të  Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, njoftoi policia.