A rrezikojmë mbylljen e vendit? Ja cfare thote Najada Çomo

1370
0

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, njëherësh dhe anëtare e Komitetit Teknik, Najada Çomo, tregoi mbremjen e djeshme në emisionin “Opinion” në Tv Klan për mbylljen vendit.

Lidhur me një mbyllje të dytë, ajo u shpreh se mund të ketë një mbyllje të pjesshme nëse rriten rastet në ditët në vijim.

Shpresoj që jo, por nëse shifrat vijojnë që të jenë alarmante rrezikojmë një mbyllje të pjesshme të Shqipërisë. Mund të ketë një mbyllje të zonave që të janë më të rrezikuara”, u shpreh mjekja.

Më tej Çomo u shpreh se dhe për lokalet mund të ketë një masë kufizuese. “Besoj dhe pjesa e lokaleve do ketë ndonjë veprim të dytë nga qeveria., Nuk është çështja e kontrollin se çështja e maskave dhe distancimi fizik, edhe në vende të tjera që kanë shtim rastesh shikon njerëz që mbajnë maska, ndërsa në Tiranë nuk e mbajnë”.