Mbyllen 3 kopshte femijesh, u identifikuan raste me Covid-19

639
0

3 kopshte jane mbyllur pas identifikimit të rasteve të infektuara me koronavirusin e ri ne Prishtine.

Sipas kryebashkiakut Ahmeti, dy fëmijë kanë rezultuar pozitivë, derisa në një njërin prej kopshteve është thënë se bashkëshorti i një edukatoreje është prekur po ashtu nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

“Për shkak të kujdesit ne kemi vendosur t’i mbyllim këto kopshte, t’i dezinfektojmë. Nesër do të testohen të gjithë fëmijët e atyre dy klasave për të parë a ka pasur ngjitje të virusit më tutje. Jemi duke punuar, ku janë kontaktet e tyre në mënyrë që të kufizojmë shpërndarjen e virusit”, ka thënë Ahmeti në një konferencë për media.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se tani për tani nuk do të ketë rikthim të menjëhershëm të masave të izolimit, ndonëse ka thënë se nuk do të hezitohet në mbylljen e kopshteve të fëmijëve apo lokaleve, që potencialisht mund të jenë vatra të përhapjes së virusit.

Në Kosovë vetëm gjatë ditës së dielës janë regjistruar 40 raste te reja me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë regjistruar 1,234 raste dhe 31 pacientë kanë vdekur dhe 890 pacientë janë shëruar./R.E.L

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.