Mbante fëmijët në krah e nga hundët i rridhte gjak, shqiptarja kërkon ndihmë, lemerit policinë

401
0

Një 36-vjeçar shqiptar është kapur nga policia italiane pasi ka rrahur rëndë gruan e tij shumë pranë Komisariatit të Ragusës.

Ulërimat dëshpëruese të bashkëshortes së tij janë dëgjuar nga policët e rajonit të cilët kanë dalë me vrap jashtë për të parë se ç’kishte ndodhur.

Gruaja mbante në krahë dy fëmijë të vegjël ndërsa kërkonte ndihmë nga policët, teksa nga hundët i rridhte gjak.

Policët e ndihmuan duke e dërguar me urgjencë në spital ku edhe u mjekua, ndërkohë që në dëshminë e saj shqiptarja denoncoi 36-vjeçarin për dhunë.

Ajo ka thënë se i kishte kërkuar divorcin prej disa kohësh burrit të saj, por ai nuk e pranonte ndarjen.

Jo vetëm kaq por e dhunonte akoma ish-bashkëshorten duke e kërcënuar edhe me vdekje.

Në një rast të mëparshëm burri e kishte pritur me thikë poshtë shtëpisë të së ëmës, ku ajo kishte shkuar për vizitë.

U desh ndërhyrja e policisë që ai të largohej nga aty.

Por pa kaluar ende shumë kohë shqiptari e ka përsëritur veprimin duke pritur para selisë së policisë ku gruaja do të tërhiqte lejen e re të qëndrimit.

Ai e ka rrahur atë keq ndërsa e ka kërcënuar me vdekje në sy të dy fëmijëve të mitur.

Çifti, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë me origjinë shqiptare, pro prej disa vitesh kishin emigruar në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.