“Moskokëçarës” dhe të zhytur në para! Këta janë fëmijët të fiksuar pas luksit

1536
0

Kemi parë herë pas here fëmijët e pasur të shteteve të ndryshme, të cilët bëjnë jetë të shfrenuar, të shthurur e tejet luksoze, por a e dini se edhe Shqipëria nuk qëndron më pas se këto shtete?

Edhe pse çdo ditë ankohemi se papunësia e varfëria është e madhe, ka njerëz të cilët arrijnë të shijojnë luksin dhe këta janë fëmijët e njohur të Tiranës të cilët janë të priviligjuar të shpenzojnë pa limit.

Duke nisur nga fëmijë biznesmenësh e deri tek djemtë e deputetetëve. Më poshtë fëmijët “moskokëçarës” të shpenzimit pa limit të jetesës luksoze të tyre.

Djali i deputetit Tom Doshi, Marko Doshi i cili është vetëm 17 vjeç, duket se bën një jetë tepër luksoze. Nëse bën një vëzhgim në profilin e tij në instagram ai shihet në foto me makina të fundit dhe në vende luksoze. Ora të shtrenjta, pushime nëpër Europë dhe veshje firmato.

Djali i deputetit Tom Doshi i cili është vetëm 16 vjeç, duket se bën një jetë tepër luksoze. Nëse bën një vëzhgim në profilin e tij në instagram ai shihet në foto me makina të fundit dhe në vende luksoze. Ora të shtrenjta, pushime nëpër Europë dhe veshje firmato. Së fundmi ai ishte edhe ish i dashuri i Franceska Jaces. Andi njihet për jetën e tij superluksoze.

Belind Luli është një tjetër figurë e e hasur shpesh në Tiranë. Belindi njihet për pasionin për motorrat dhe makinat e shtrenjta. Familja e tij merret me prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Djali i ish-guvernatorit më të përfolur që ka pasur Banka e Shqipërisë, Erik Fullani është një nga personazhet po ashtu më të diskutuar, sidomos në rrjetet sociale. Ai njihet jo vetëm si djali i Ardian Fullanit, por edhe si djali që noton në luks.