Masat e reja/ Italia drejt hapjes së madhe

1308
0

Italia ka nisur numërimin mbrapsht për rihapjen e madhe të 26 prillit ndërsa nga kjo e hënë nxënësit dhe studentët kthehen në shkolla e universitete. Kryeministri italian Mario Draghi deklaroi se nuk do të ketë më kthim mbrapa dhe theksoi se do të vijojë fushata e imunizimit me synimin që të arrihet kapaciteti i 350 mijë dozave në ditë.

Deri më tani në vendin me më shumë se 60 milionë banorë, 10 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Italia renditet pas Gjermanisë, Francës dhe Spanjës, të cilat tashmë kanë një përqindje të të vaksinuarve me të paktën një dozë, mbi 17%.