Rritet numri i pranimeve të refugjatëve në SHBA

540
0

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, njoftoi se do të rrisë numrin e refugjatëve qe do të pranuar këtë vit në ShBA.

Ai nënshkroi një urdhër duke zgjatur numrin e 15 mijë pranimeve të refugjatëve, i lëshuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump deri në fund të muajit shtator.

Përmes këtij urdhri presidenti Biden ka hedhur poshtë planin e muajit shkurt për të rritur numrin në 62, 500.

Biden iu tha gazetarëve në Delaware që ai do të kalonte përtej limitit të 15 mijë.

“Ne do të rrisim numrin. Problemi ishte se pjesa e refugjatëve po punonte për krizën që përfundoi në kufi me të rinjtë. Ne nuk mund të bënim dy gjëra në të njëjtën kohë, kështu që tani do të rrisim numrin”, tha ai.

Ai kur mori detyrën një nga pikat e tij kryesore ishte çështja e emigrantëve. Ai premtoi që do të ndryshonte politikën e imigracionit në SHBA.

Ndërsa, Trump punoi vit pas viti për të ulur shifrën pasi ai erdhi në zyrë në vitin 2017, duke i shkaktuar një goditje të gjitha formave të migrimit në SHBA.

 Ish-presidenti shkurtoi ndjeshëm pranimet e refugjatëve nga 110.000 kur ai mori detyrën në një maksimum prej 15.000 në vitin e tij të fundit, shifra më e ulët e të gjitha kohërave.