Masakër gjatë natës në Malësinë e Madhe, policia: S’dimë kush e bëri

578
0

Një masakër e vërtetë mjedisore ka ndodhur në Malësinë e Madhe në Shkodër, ku një hektar pyll është prerë gjatë natës.

Sipas policisë, ende nuk dihet se cilët mund të jenë autorët e kësaj vepre të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 19 të këtij muaji, në vendin e quajtur Qafë Mollë, Njësia Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe.

Policia njofton:

Më datë 19.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për identifikimin e autorëve, pasi dyshohet se në vendin e quajtur Qafë Mollë, Njësia Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Inspektorët e Institutit Shtetëror të Mbrojtjes së Pyjeve në Tiranë, është konstatuar prerje e paligjshme e pyjeve, në një sipërfaqe prej 1 hektarë.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua lënda drusore, një motorrstege e markës STIHL e disa materiale të tjera. Neni 205 i Kodit Penal.