SKANDALI/ “Mjekët nuk kurojnë foshnjën me tumor, sepse prindërit s’kanë lekë”

490
0

Një denoncim i rëndë është bërë ditën e sotme në lidhje me një fëmijë të mitur, i cili është prekur nga tumori dhe ndodhet në ambientet e Spitalit Pediatrik në QSUT prej disa ditësh.

Sipas denoncuesit, problemin e së cilit e ka bërë publik Koço Kokëdhima, mjekët nuk i kanë ofruar ilaçet dhe prej dy ditësh nuk i ndërrojnë fashën një foshnjeje, vetëm pse prindërit nuk kanë mundësi financiare.

Fëmija vetëm 16 muajsh, ka 5 ditë aty dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mëse 10 muaj më parë, pasi u dignostikua me tumor, fëmija iu nënshtrua një operacioni për heqjen e syrit të majtë, kurim i ofruar falas nga një prej spitaleve private në vend.

Tani metastazat janë shpërndarë në të gjithë fytyrën e fëmijës duke i rrezikuar jetën, ndaj mjekët kanë sugjeruar nisjen e një kimioterapie urgjente për të ndalur përparimin e sëmundjes.