Skip to content

Masa ajrore nga Afrika sjellin temperatura të larta! Ditët më të nxehta priten të jenë..

    Java që vjen, sipas parashikimeve pritet të shënojë dhe temperaturat më të larta të muajit ku dita e enjte do të shënojë rekord me 38-39 gradë celsius.

    Meteorologia Lajda Porja tha se masat ajrore të ardhura nga veriu i Afrikës ka sjellë rritje të menjëhershme të temperaturave që këtë fundjavë dhe se javën që vjen do të shënohet edhe rekordi i tyre 38-39 gradë celsius të enjten.

    “Në 24 orët e fundit kemi pasur hyrje të masave ajrore që vijnë nga veriu i Afrikës duke çuar në një rritje të ndjeshme të temperaturave. Krahasuar me të gjitha vlerat termike të regjistruara gjatë qershorit kjo fundjavë ka shënuar kulmin ditën e sotme  me  36 gradë ku zonat e më të nxehta kanë qenë qarku i Elbasanit, Berat dhe Kuçova. Pa më freskët kanë shënuar zonat malore me 28-29 gradë. Edhe javës tjetër do të ketë temperatura të larta, ku dita e merkure dhe e enjte ku termometri do të shënojë 38-39 gradë”, tha meteorologia.