Skip to content

Rama u drejtohet shoferëve: Lexojini ose ju pret gjoba, s’ka më “shaka”

    Tashmë që procesi i kolaudimit kaloi nga privati te shteti, kreu i qeverise Edi Rama në një postim në Facebook shprehet se nuk ka më shaka duke treguar disa shifra konkrete nga dy javët e para të punës, ndërsa ka një mesazh direkt për drejtuesit e makinave.

    Njoftim mbi procesin e kolaudimit të automjeteve. Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:

    10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)

    1,156 Autobusa (8%)

    3,179 Kamiona (21%)

    617 Rimorkio (4%)

    120 Motomjete (0.8%)

    32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)

    3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!

    2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!

    667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!

    180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!

    Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore! Kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi!

    Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale!

    Penalizimet: Masa, gjoba, pezullim licensash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi! S’ka më “shaka” me kolaudimin! GAME OVER” shkruan Rama.