Marsi do të jetë plot surpriza! Sinoptikania zbulon cfare pritet për muajin mars..

2060
0

Drejtuesja e zyrës operacionale pranë Meteoalb, Lajda Porja tha se në muajin mars priten alternime disa ditore të motit.

Fillimisht do të ketë mot të kthjellët dhe të ngrohtë, dhe më pas një 2-3 ditësh me reshje shiu, e madje dhe bore në disa zona malore, apo në juglindje e verilindje të vendit.

Siç ishte parashikuar më herët këtë javë do të ketë mot të ngrohtë më diell, ndërsa të premten pritet të nisin reshje shiu.

Temperaturat do të jenë disa gradë më të ulëta në krahasim me javën e kaluar, ku vendi ishte nën pushtetin e masave ajrore që vinin nga Afrika, tha Porja në një intervistë për Fax Neës.

“Pranvera është futur me kushtet e saj tipike, kemi pasur diell që në mëngjes, dhe ashtu do të vazhdojë dhe pjesa tjetër e ditës, deri të enjten do të kemi mot të kthjellët, pa reshje, me temperatura që kanë pasur një rënie në krahasim me javën e kaluar.

Kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimit të masave ajrore, të cilat vijnë nga veriu dhe nga veriperëndimi, kjo do të sjellë një mot më të freskët në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa në mesditë temperaturat do të jenë më të larta.

E premtja dhe fundjava do të sjellë ndryshim total të kushteve të motit, duke risjellë shi dhe borë në të gjithë territorin. Dëbora do të shfaqet në verilindje kryesisht dhe në juglindje, temperaturat do të shkojnë -5 gradë, dhe rënie në vlerat maksimale, nga 17 apo 18, të shkojnë jo më shumë se 13 gradë celsius.

Më pas nga pjesa e dytë e të dielës do të kemi sërish përmirësim të kushteve të motit. Marsi do të ketë alternime, nga 5-6 ditë mot i kthjellë dhe me diell, me ndërprerje 2 deri 3 ditore me reshje shiu. Moti do të jetë i njëjtë dhe për vendet e tjera të rajonit, edhe në mesin e Marsit pritet që të ketë reshje bore, sidomos në zonat malore. Reshjet pritet që të jenë brenda normave mujore.

Është një Mars shumë afër parametrave klimatikë të tij, do të kemi plotësim të kuotave mujore të reshjeve, nuk parashikohen dyfishim apo trefishim i normave mujore. Reshje bore do të ketë mbrëmja e të shtunës, por jo në sasi të konsiderueshme.

Dimri që lamë pas ishte tejet dinamik, dhe me surpriza, nuk ishte më i ftohti, pasi ne të njëjtën dimër e kemi pasur dhe në 2017, ka pasur një Janar me lagështi shumë të lartë, dhe një shkurt me ndryshime shumë të ndjeshme të temperaturave.

2020-ta është mbyllur si viti më i nxehtë, që nga koha kur kanë nisur të maten temperaturat”, u shpreh Porja.