Do mbyllet vendi se komiteti nderroi mendje? Ministrja Manastirliu jep mesazhin per qytetaret

1406
0

Diten e djeshme 21 persona humben jeten si pasojë e Covid-19, ndërsa rastet e reja ishin 952. Përballë këtyre shifrave, ende nuk flitet për shtrëngim të masave nga autoritet shëndetësore.

Nga Parlamenti, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se janë ulur infektimet, por në asnjë moment nuk përmendi shifrat rekord të humbjeve të jetës. Ogerta Manastirliu pranoi se situata po del jashtë kontrollit për shkak të pranisë së varianteve të reja, ndërsa thekson se sjellja e qytetarëve është e rëndësishme në këtë periudhë.

“Parandalimi mbetet kyç. Komiteti i Ekspertëve po analizon situatën dhe po vlerëson një qasje shumë të kujdesshme. Kemi dy javë që kemi forcuar masat kufizuese. Sigurisht, prezenca e varianteve të reja kushtëzon masat e pandemisë, kemi dyshime se qarkullojnë variante të reja dhe bëhet i vështirë kontrolli i situatës pa bashkëpunimin e qytetarëve”, tha Manastirliu.