Këto janë 5 punët më të paguara në Amerikë pa pasur asnjë diplomë..

2087
0

Ato janë punët më të paguara, pa nevojën e një diplome të shkollës së lartë dhe të cilat potencialisht mund të kryhen edhe si punë inteligjente, ose “smart-working”.

Në Amerikë është e mundur, siç dëshmohet nga renditja e përpiluar nga faqja e internetit e “Business Insider”, e cila mblodhi dhe analizoi të dhëna që i referohen vitit 2020 nga instituti amerikan i Byrosë së Statistikave të Punës. Këtu janë pesë pozicionet kryesore.

Duke filluar nga vendi i pestë në këtë renditje speciale, gjejmë menaxherin e zyrës postare: në SHBA, mjafton një diplomë e shkollës së mesme për t’u bërë një i tillë dhe për të marrë një pagë vjetore prej 78 mijë dollarësh, e barabartë me 65 mijë euro. Në disa vende të Europës, për të menaxhuar një zyrë postare, kërkohet një diplomë.

Gjithashtu në Shtetet e Bashkuara ka rreth 42,000 agjentë të pasurive të patundshme, ku secili fiton mesatarisht 81,000 dollarë në vit, ekuivalent me 68,000 euro.

Në podiumin amerikan të punëve më të paguara, pa pasur nevojë për një diplomë, gjendet analisti i inteligjencës. Kjo figurë, që bashkon të paktën 105 mijë amerikanë, kryen kërkime dhe studion fenomenet që mund të paraqesin një kërcënim për sigurinë kombëtare. Paguhet mesatarisht 86 mijë dollarë (72 mijë euro).

Në vendin e dytë ne gjendet menaxheri dhe mbikëqyrësi i punonjësve të shitjes me pakicë. Detyra e tij është të koordinojë aktivitetin e punonjësve të një kompanie që shet produkte me shumicë. Në SHBA ka 249 mijë të punësuar në këtë pozicion dhe ata fitojnë mesatarisht 86 mijë dollarë, rreth 72 mijë euro në vit.

Në krye të renditjes, është menaxheri i transportit, magazinimit dhe shpërndarjes. Ky pozicion kërkon planifikimin dhe menaxhimin e sistemit të transportit dhe magazinimit të mallrave, si dhe organizimin e shpërndarjes së tyre.

Në SHBA, ka rreth 132,000 njerëz që kryejnë këtë punë, për të cilën kërkohet vetëm një diplomë e shkollës së mesme dhe paga mesatare është rreth 103,000 dollarë në vit, rreth 87,000 euro.