‘Mars’ kënga e Elsa Lilës në ‘Festivalin e RTSH-së’ i dedikohet kohës kur ishte në burg

201
0
‘Mars’ kënga e Elsa Lilës në ‘Festivalin e RTSH-së’ i dedikohet periudhës së burgut
‘Mars’ kënga e Elsa Lilës në ‘Festivalin e RTSH-së’ i dedikohet periudhës së burgut

Këngëtarja e njohur Elsa Lila mori pjesë në “Festivalin e Këngës në RTSH” me këngën “Mars”

Kjo këngë është një kompozim i vetë këngëtares të njohur për publikun shqiptar dhe është dirigjuar në orkestër nga mjeshtri italian Enrico Melozzi.

Kënga pasqyron sfidat dhe rrënimin shpirtëror që Elsa Lila ndjeu në periudhën ku u arrestua nga policia italiane, nën akuzën për trafikim droge.

Ndër rreshta, ajo ndan përvojën e saj personale, “Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë, me mure zhgarravitur”, duke evokuar kujtesën e asaj kohe kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane.

Disa muaj më pas, Elsa Lila u shpall e pafajshme nga autoritetet italiane, por sidoqoftë kjo ngjarje tronditi jetën e saj.