Mal Retkoceri me “Çmendur” është fitues i çmimit të parë të Festivalit te 62 të këngës në RTSH

652
0

Mal Retkoceri është fitues i çmimit të parë në Festivalin e 62 të këngës në RTSH me këngën “Çmendur”. Mes emocionesh ai u shpreh pas ngritjes së kupës së Festivalit se ndjehet shumë i vlerësuar nga çmimi. 

“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, u shpreh Retkoceri.

Çmimi i dytë i Festivalit u fitua nga Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”. Pas marrjes së çmimit Gjoci deklaroi se ndihej shumë i emocionuar.

“Faleminderit shumë. Kemi qenë një grup që e kemi bërë këngën me shumë dashuri”, u shpreh Gjoci.

Ndërsa këngëtari Shpat Deda fitoi çmimin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.

Ai shprehu shumë falenderim për vlerësimin që i dha juria.

“Jam i emocionuar. Falenderoj edhe Orkestrën e RTSH-së, si dhe audiencën time që më ka ndjekur ndër vite”, tha Deda.