Skip to content

Marrin fund zënkat, vajza pajton Mozzik me Loredanën

    Ndarja e këngëtarëve Mozzik dhe Loredana ka qenë prej disa kohësh në qendër të vëmendjes së mediave.

    Ishte vetë Loredana ajo që i konfirmoi zërat që qarkullonin për ndarjen e tyre duke shkruar në në Instagram se ajo tani e tutje do jetë një nënë beqare.

    Ndarja e çiftit u shoqërua edhe me deklarata mjaft thumbuese nga të dyja palët.

    Megjithatë duket se çifti i ka dhënë fund mospajtimeve dhe ka qenë pikërisht e bija, Hana që i ka bashkuar. Për hir të vogëlushes, Mozzik e Loredana ishin duke folur me kamera e këtë e ka zbuluar vetë këngëtari.