Manastirliu jep lajmin e mire: Jo vetem ne Tirane, nga kjo date, edhe spitalet rajonale mund te kryejne testet e shpejta

429
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar diten e sotme se duke filluar nga e dita hëna do të aplikohet testimi i shpejtë i antigenit.

Gjatë një deklarate për mediat, Manastirliu theksoi se janë siguruar 100 mijë teste të shpejta për COVID dhe se do të përdoren duke nisur nga e hëna, fillimisht në Tiranë.

Nga data 20 dhjetor, testet e shpejta do të jenë edhe në spitalet rajonale.

“Kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenit që janë tashmë të disponueshme në vendin tonë. Testimi i shpejtë i antigenit do të nisë nga dita e hënë fillimisht në Tiranë. Në fazën e parë duke filluar nga dita e hënë fillon testi i shpejtë i antigenit që do jetë i disponueshëm ntë gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor.

Janë struktura që kryejnë testin e tamponit. Një fond prej 8 mln eurosh është dedikuar për mbështetjen speciale për stafet tona në terren, spitalet dhe operatorët e kujdesit shëndetësor. Kemi dyfishuar kapacitetet me shtretër. Forcuam kapacitetet spitalore me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë jo vetëm në afatshkurtër por dhe përballje në vjeshtë-dimër.”