Festa me kufizime për Italianët, të gjithë rajonet e verdha për dy javë, por ndalohen udhëtimet..

911
0

Nga data 21 dhjetor deri më date 6 janar, do të ndalohen udhëtimet mes rajoneve italiane me rastin e festave të fundvitit, dhe ndalimqarkullimi do të aplikohet nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit.

“Rruga për të dalë nga pandemia është e gjatë akoma, por duhet të ruhemi nga rreziku i një vale të tretë që mund të mbërrijë që në janar, e mund të jetë edhe më e egër sesa e para dhe e dyta.”

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, njoftoi se restorantet në disa zona mund të qëndrojnë hapur deri në orën 18, për zonat e tjera të vendit do të shërbehen vetëm ushqime për me vete, por festat e fundvitit do të duhet të kremtohen me pjesëtarët e tjerë të familjes.

“Këshillojmë fort që të mos prisni njerëz me të cilët nuk jetoni në shtëpi, sidomos gjatë këtyre festave kur kremtimet priren të gjallërohen shumë. Është masë thelbësore jo vetëm për veten, por për të mbrojtur ata që duam, prindërit, gjyshërit tanë.”

Italia diagnostikoi të enjten 23 mijë raste të reja ditore me Covidin-19 dhe autoritetet paralajmërojnë se situata është serioze dhe vatrat e virusit, të vështira për t’u gjurmuar.