Manastirliu ben deklaraten e bujshme: Nëse mbingarkohen spitalet, do të zgjedhim se kush do të trajtohet..

687
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bere nje deklarate te papritur sot në parlament duke thene se nëse spitalet me covid në Shqipëri do mbingarkohen, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari.

“Do të na duhet të përzgjedhim ashtu siç ka ndodhur në vendet e mëdha” tha zonja Manastirliu. Ministrja raportoi lidhur me masat që po merren në funksion të frenimit të përhapjes së COVID 19. Lufta ndaj virusit nuk mund të bëhet e vetme, duhet të na bashkohet çdo qytetar tha ministrja Manastirliu, ndërsa u shpreh se sistemit shëndetësor COVID-19 nuk duhet mbingarkuar.